VIDEO/ Zhbllokohet sfida në ‘Air Albania’, Izraeli ndëshkon Shqipërinë
Është zhbllokuar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit në stadiumin “Air Albania”, me miqtë që kanë kaluar në avantazh në pjesën e dytë.
Në minutën e 70-të, ishte Oscar Glukh ai që gjeti rrugën e rrjetës, duke mposhtur Sherrin dhe duke i dhënë epërsinë skuadrës izraelite.
Goli erdhi në një moment kur kuqezinjtë po përpiqeshin të rrisnin presionin në kërkim të avantazhit.
https://streamin.link/v/6220f344
Më herët, në minutën e 58-të, Izraeli kishte dhënë sinjalet e para të rrezikut, por Shqipëria u shpëtua nga ndërhyrja e portierit Sherri.
Nga ana tjetër, Ylber Ramadani provoi nga distanca në minutën e 54-t, me një goditje të fortë që krijoi vështirësi për mbrojtjen kundërshtare.
Skuadra e Rolando Maranit kishte pasur rastet më të mira në pjesën e parë, veçanërisht me Anis Mehmetin, i cili shpërdoroi një mundësi të artë përballë portës në minutën e 10-të.
Tashmë kuqezinjtë janë të detyruar të reagojnë në minutat e mbetura për të shmangur humbjen në debutimin e trajnerit italian në stolin e Kombëtares.