Këlliçi: Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht dhe i rrënuar politikisht
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, u shpreh se Edi Rama është sot një kryeministër i ezauruar totalisht moralisht dhe politikisht, i papërballueshëm përballë qytetarëve që kërkojnë largimin e tij.
Sipas Këlliçit, asnjë strategji, as marifete propagandistike, as sulme e frikësim të protestuesve nuk mund ta shpëtojnë, ndërsa entuziazmi i të rinjve poshtë zyrës së tij tregon qartë fituesit dhe humbësit e kësaj beteje politike.
Postimi:
Edi Rama është sot një Kryeministër i ezauruar totalisht nga ana morale, nuk ka më asnjë argument dhe është i rrënuar politikisht përballë njerëzve që kërkojnë largimin e tij.
Asnjë strategji nuk i bën më punë.
Nuk e ndihmojnë dot marifetet me sulme e damkosje e frikësim të protestuesve, ata janë çdo ditë e më shumë.
As propaganda dhe mediat që kontrollon nuk i vlejnë më.
I kanë rënë gjithë kartat me të cilat ka mbajtur pushtetin 13 vite.
Nervozizmi deri në tërbim që tregon me reagimet e shpeshta e të ndryshme brenda ditës, bie në kontrast të thellë me entuziazmin festiv të të rinjve poshtë zyrës së tij.
Ata janë sot fitues, Edi Rama humbës!