'Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel'/ Vogëlushja mesazh Ramës nga protesta
Protestat pas dhunës policore të ushtruar në Zvërnec vijuan për të katërtën ditë radhazi.
Gjatë tubimit, protestues, aktivistë mbajtën fjalime ku shprehën kundërshtimin e tyre.
Një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte kur një vogëlushe u ngjit në podium dhe, mes brohoritjeve të turmës, deklaroi: “Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel.”
Thirrja e saj u prit me duartrokitje dhe reagime entuziaste nga protestuesit.