Publikohen formacionet zyrtare të miqësores Shqipëri-Izrael, tekniku Maran debuton me këta titullarë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me Izraelin. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.

Për Rolando Maran do të jetë debutim në stolin kuqezi. Trajneri italian pasoi Silvinjon, që e mbylli pas 3 vitesh e gjysmë bashkëpunim.

Maran ka surprizuar me zgjedhjen e para jo pak.

Anis Mehmeti që nuk është preferuar nga Silvinjo, e nis si titullar.

Nga minuta e parë tekniku italian ka vendosur të aktivizojë Armando Brojën.

Po ashtu Juljan Shehu është ulur në stol, ndërsa rikthehet Ylber Ramadani si titullar.