Berisha: Mafia shqiptare shkatërroi Ksamilin. Barbaritë e mafies shqiptare në shkatërrimin e mjedisit, kanë kufi vetëm qiellin

Për kryetarin e PD, Sali Berisha ishte kryeministri Edi Rama, ai që përmes ndryshimeve ligjore hoqi nga harta, 110 mijë hektarë sipërfaqe nga zonat e mbrojtura.

Në fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha duke i kushtuar një vëmendje të madhe Zvërnecit, tha se i druhej mafies shqiptare, e cila mund ta shndërrojë atë në një Ksamil të dytë.

Kjo pasi siç theksoi kryedemokrati, barbaritë e mafies shqiptare në shkatërrimin e mjedisit nuk njohin kufi, përveçse qiellin.

‘...njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mafie më të pamëshirë se ajo që e bëri Ksamilit ashtu siç e bëri. Se ajo që bëri Gjirin e Manastirit, e të tjerë’, tha Berisha.

Natyrisht, ne i mbështesim absolutisht investimet e huaja.

Ne respektojmë dhe mbështesim të drejtën e pronarëve në çdo metër katror.

Sikundër, të gjitha standardet e kërkuara në zhvillimin e zonave të peizazhit natyror, ose dhe zona të tjera të mbrojtura, të cilat janë tashmë të njohura, ne kërkojmë që ato të respektohen.

Dhe jam i bindur, jam i bindur se ata që vizitojnë atë zonë, ata e kuptojnë që madhështia, e vërtetë e zhvillimit të asaj zone qëndron në respektimin e peizazhit.

Po, respektimi i peizazhit nënkupton të ruash një për një pemët, bimët, të marrësh masat të mos shqetësosh habitatin. Gjer dhe në krijime të sipërfaqeve ekuivalente të habitateve në zona të tjera.

Janë të përcaktuara, i ka të përcaktuara legjislacioni europian, i ka të përcaktuara shumë qartë këto. Po ky siç e ka që ka interesa, ai është si një kuçedër i pangopur, në asgjë. Kush i merr vesh ato se çfarë bën ky.

Pra unë e quajta të nevojshme të bëj para jush këtë sqarim.

Thashë dhe njëherë, njerëzit duhet ta kuptojnë se nuk ka mafie më të pamëshirë se ajo që e bëri Ksamilit ashtu siç e bëri. Se ajo që bëri Gjirin e Manastirit, e të tjerë.

Dhe po të jetë puna, për të shkatërruar peizazhe e mjedis, barbaritë e mafies shqiptare kanë kufi vetëm qiellin.

Duhet të jemi të guximshëm, duhet të jemi të sinqertë, duhet t'i themi gjërat siç janë.

Nuk na e kanë prishur, nuk na e kanë bërë Ksamilin të huajt në atë mënyrë.

Nuk e bëjnë Gjirin e Manastirit të huajt. s'është e vërtetë tha.

Kurse përsa i përket atyre grupeve të opozitës kundër opozitës, ata janë mjerimi, mjerimi i vërtetë i politikës dhe i qytetarisë shqiptare.

Nuk duhet t'ia u varim fare.

Faleminderit.