Terapia hormonale përplas PS-PD në komisionin e Shëndetësisë

Terapia hormonale për transgjinorët u bë ‘mollë sherri’ mes  maxhorancës e opozitës në Komisionin e Shendetësisë. Kryetari i Komisonit, Bardh Spahia dhe deputetët e opozitës, kërkuan seancë dëgjimore me ministren Evis Sala që të bëjë transparencë për udhëzmin e dalë, duke  e cilësuar atë të jashtëligjshëm dhe të turpshëm. Ata ngritën shqetësimin  për impaktin social dhe ekonomik që do të sjellë ky urdhër, që sipas tyre synon shkatërrimin e vlerave të familjes. Maxhoranca refuzoi kërkesën që Ministrja e shëndetësisë të vijë në Komision, edhe pse kjo çështje ka nxitur protesta dhe kritika të ashpra në oponionin publik

Udhëzimi i Ministrisë për terapinë hormonale për transgjinorët, përplasi maxhorancën me opozitën në Komisonin e Shëndetësisë. Kryetari i komisionit, Bardh Spahia kërkoi seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala që të bëjë transparencë për këtë udhëzim ndërsa renditi disa nga pyetje kryesore që duhet të marrin përgjigje nga ministrja.

Spahia dhe deputeti demokrat Tritan Shehu, e cilësuan udhëzimin për terapinë hormonale të turpshëm dhe jashtëligjshëm, që shkatërron vlerat e familjes, dhe se rrezikon të impaktojë  në shkurtimin e fondeve për shërbime jetike në shendetësi.

Socialistët refuzuan që ministrja Sala të paraqitet në Komision për të dhënë llogari, lidhur me udhëzimin që shkaktoi protesta dhe kritika të forta në opinionin  publik. Eduart Shalsi u shpreh i prerë se Sala nuk do të vijë në Komision, por nuk dha asnjë përgjigje për akuzat lidhur me impaktet sociale, shëndetësore e ekonomike që shoqërojnë urdhrin e ministrit të Shëndetësisë, çka nxiti debate të ashpra në Komison.

Me fuqinë e kartonit, maxhoranca rrëzoi kërkesën e ngritur nga krtyetari i Komisonit për interpelancë me Evis Salën, cka nga opozita u lexua si një shmangje e qartë e llogaridhënies dhe transpareëncës.