SYRI TV/ Skrapar - Ilir Meta i jep lamtumirën e fundit babait të tij, u shoqërua nga forcat e policisë burgjeve
I shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, Rexhep Meta, e zhvilluar në Cepan të Skraparit. Në ceremoni ishin të pranishëm familjarë, të afërm, përfaqësues të Partisë së Lirisë, si dhe figura të tjera politike, mes tyre edhe Monika Kryemadhi.
Pas përfundimit të homazheve dhe pritjes së ngushëllimeve në Çorovodë, Meta, i cili kishte marrë leje të posaçme për të marrë pjesë në varrim, u rikthye në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Ngushëllimet do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme në Tiranë.
I shoqëruar nga efektivët e policisë së burgjeve, ish presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përcjellë në banesën e fundit babain e tij, Rexhep Metën. Ai është drejtuar menjëherë drejt banesës familjare, ku është takuar me të afërmit e tij.
Lamtumira e fundit, Rexhep Metës iu dha në Cepan të Skraparit, në orën 12:00.
Në ceremoni morën pjesë familjarë, të afërm, anëtarë të Partisë së Lirisë dhe figura të tjera të politikës. Në ceremoni ishte e pranishme dhe ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi. Në ceremoni ishin dhe Tedi BLushi, Edmond Haxhinasto, Erisa Xhixho dhe deputetët e PD, Flamur Noka, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi dhe Luan Baçi.
Pas ceremonisë së varrimit, të pranishmit janë drejtuar në një lokal në Çorovodë, ku familja ka pritur ngushëllimet. Ilir Meta kishte marrë leje për të qenë i pranishëm në ceremoninë mortore dhe, pas përfundimit të saj është rikthyer në ambientet e paraburgimit 313 në Tiranë. Ceremonia e ngushëllimeve do të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në Tiranë, ku familjarë, miq, shokë dhe dashamirës do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës.