Berisha: ADS në varësi të AKSHI-t dhe Igli Tafës, e krijuar pa asnjë vendim qeverie
Sali Berisha ka denoncuar krijimin e shoqërisë Albanian Digital Solutions në varësi të AKSHI-t, duke e cilësuar atë si një skemë të ngjashme me “Kayon” për favorizimin e kontratave me kompani private. Ai pretendon se kompania është krijuar pa bazë ligjore me një synim të vetëm atë të vjedhjes nëpërmjet kësaj kompanie të familjes Rama. Berisha paralajmëroi se çështjen e komisionit hetimor për McGonigal Partia Demokratike do ta çojë në Strasburg.
Syri TV
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për mediat ka denoncuar krijimin e shoqërisë Albanian Digital Solutions e cila do të jetë në varësi të AKSHI-t. Sipas liderit të selisë blu, me këtë kompani po përdoret e njëjta skemë si me Kayon, duke i dhënë mundësi që të lidhë kontrata me kompani private. Motivi sipas Berishës është i qartë vijimi i vjedhjes e familjes Rama nëpërmjet AKSHIT.
Lideri i PD u shpreh se krijimi i 'Albanian Digital Solutions' është bërë pa një VKM dhe pa përcaktuar asnjë rregull për kompaninë.
Teksa komentoi vendimin e Kushtetueses për të mos pranuar kërkesën për komisionin hetimor Mc Gonigal, Berisha tha se çështja do të dërgohet në Strasburg.