Liverpooli marrëveshjen me trajnerin spanjoll, pritet vetëm zyrtarizimi

Sipas raportimeve të fundit nga mediet britanike, klubi i madh anglez, Liverpool, ka arritur një marrëveshje për të emëruar Andoni Iraolën si trajnerin e ri të ekipit, pas largimit të Arne Slot.

Trajneri aktual i Bournemouthit, Andoni Iraola, thuhet se ka pranuar kushtet personale me klubin nga “Anfield”, duke u bërë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës. Sipas gazetarit të transferimeve Fabrizio Romano, marrëveshja mes palëve është arritur pas rreth 48 orësh bisedimesh intensive.

Ky zhvillim vjen menjëherë pas vendimit të papritur të Liverpoolit për të shkarkuar Arne Slot, edhe pse ai kishte udhëhequr skuadrën drejt titullit kampion në Premier League vetëm një sezon më parë. Vendimi i drejtuesve të klubit ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin sportiv në Angli.

Raportohet gjithashtu se Iraola mund të sjellë me vete edhe ndihmësin e tij, Tommy Elphick, i cili ka refuzuar së fundmi një ofertë nga Bristol City. Burime pranë procesit të negociatave theksojnë se stafi teknik është një pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Liverpoolit.

Iraola ka fituar vlerësime të larta në Angli për punën e tij te Bournemouthi, ku e ka përmirësuar ndjeshëm ekipin, duke e çuar nga mbijetesa në pjesën e sipërme të tabelës dhe madje duke siguruar pjesëmarrje në garat evropiane.

Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjë prej klubeve, ndërsa mediat theksojnë se marrëveshja mbetet në pritje të njoftimit publik.