Beckham kërkon Guardiolën në Miami, por spanjolli refuzon ofertën

Sipas raportimeve të “Daily Mirror”, Pep Guardiola ka qenë objekt i një oferte të rëndësishme nga David Beckham për të marrë drejtimin e Inter Miamit.

Beckham, bashkëpronar i klubit amerikan, e ka identifikuar trajnerin spanjoll si zgjedhjen e parë për të zëvendësuar Javier Mascherano-n në pankinë, me synimin për ta ribashkuar me Lionel Messin pas sukseseve të mëdha që kanë ndarë te Barcelona.

Megjithatë, përgjigjja e Guardiolës ka qenë e menjëhershme dhe e qartë: ai ka refuzuar ofertën, duke lënë të kuptohet se nuk është ende gati për një aventurë të re në Amerikë.

Sipas të njëjtave burime, trajneri spanjoll është gjithnjë e më i vendosur të marrë një vit pushim, duke bërë një pauzë pas viteve intensive në krye të klubeve elitare të futbollit europian.

Ky vendim i Guardiolës u jep fund, për momentin, shpresave të Inter Miamit për të marrë një nga trajnerët më të suksesshëm të epokës moderne në Major League Soccer.