Përfundon procesi gjyqësor ndaj Mediut, mbrojtja kundërshton pretendimet e SPAK
Përfundon procesi gjyqësor ndaj ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu. Vetë Mediu nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të marte, për shkak të angazhimeve institucionale, por u përfaqësua nga mbrojtësit ligjor Henrik Ligori dhe Ardian Visha, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj.
Këta të fundit bënë kundërshtimet, ku pretenduan se nuk ka asnjë veprim individual të ministrit që ta lidhë atë me përgjegjësi penale. Transferimi i përgjegjësive të hallkave tekniko- administrative të shtabit të përgjithshëm, komandave dhe MEICO-s tek ministri, sipas tyre është arbitrar.
Avokatët mbrojtës shtuan se pretendimet e SPAK nuk mbështeten në asnjë bazë faktike të provuar. Seanca e radhës u la më 16 qershor, ku ish ministri i mbrojtjes do të vijojë sërish me kundërshtimet.
Ish ministri Mediu po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për veprën penale “shpërdorim detyre” në dy raste.