Tentoi të vidhte lokalin e lojërave të fati/ Shqiptari tenton t’i ikë policisë, ‘aksioni hollivudian’ përfundon me prangosjen e 18-vjeçarit
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, kur një shqiptar tentoi të grabiste një lokal lojërash fati, por që asgjë nuk shkoi siç 28-vjeçari e kishte planifikuar.
Ngjarja ndodhi në zonën e Corticella-s, midis Via Bentini dhe Via Stendhal, ku rreth orës 2:40 të mëngjesit, një individ i maskuar hyri në një lokal për të grabitur, por u pikas nga rojet e kompanisë së sigurisë private, e cila lajmëroi policinë.
Pavarësisht mbërritjes në vendngjarje, karabinierët nuk gjetën njeri në lokal, por pas gjurmimit të kasafortës dhe makinetave të lojërave të fatit, arritën të pikasnin lëvizjet e të riut shqiptar, i cili po arratisej me anë të një furgoni.
28-vjeçari shqiptar rezulton me precedent penal për krime kundër pronës.
Por me sa duket arratisja nuk zgjati shumë, pas pesë minutave ndjekjeje, shqiptari përplasi një makinë patrullimi me dy oficerë.
Gjatë përplasjes edhe furgoni i shqiptarit doli gjithashtu nga rruga, çka u lejoi dy makinave të tjera të patrullimit të kapnin të riun, i cili, pavarësisht goditjes, u përpoq të ikte në këmbë, por u kap në parkingun e një biznesi në Via Stendhal, raportojnë mediat italiane.
Mallrat e vjedhura u rikuperuan, ndërsa shqiptari kishte arritur të grabiste afërsisht tetëdhjetë euro në arkë, ndërsa makina e lojërave të fatit mund të ketë pasur mijëra euro, megjithëse shuma nuk u përcaktua.
Furgoni i përdorur nga i riu u gjet i vjedhur një natë më parë, ndërsa 28-vjeçari u arrestua për vjedhje të rëndë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.