VIDEO/ Incident surreal në fushë: futbollisti përplaset nga mjeti i stafit mjekësor
Një episod i pazakontë ka ndodhur në futbollin ekuadorian gjatë ndeshjes mes Portoviejo dhe El Nacional, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit të Serisë B në LigaPro.
Në minutën e 71-të, mesfushori i Portoviejos, Édison Caicedo, u bë protagonist i një situate krejtësisht të pazakontë, pasi u përplas aksidentalisht nga një “golf car” i stafit mjekësor që kishte hyrë në fushë për të asistuar një lojtar tjetër të skuadrës së tij.
😅🇪🇨 En Ecuador el carrito de asistencia médica ATROPELLÓ A UN JUGADOR en pleno partido. pic.twitter.com/Rz4N1lwI8Q
— Sudanalytics (@sudanalytics_) May 31, 2026
Ngjarja ndodhi teksa automjeti elektrik po lëvizte me shpejtësi për të nxjerrë jashtë fushe lojtarin e dëmtuar, por në atë moment goditi pa dashje Caicedon, i cili mbeti për disa sekonda i shtrirë në fushë duke ndier dhimbje.
Fatmirësisht, pas incidentit ai nuk pësoi dëmtime serioze dhe pas një momenti frike u ngrit dhe vazhdoi ndeshjen deri në fund, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të Portoviejos.
Pamjet e incidentit të rrallë janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë bërë virale brenda pak orësh, duke tërhequr vëmendjen e medieve sportive në Ekuador dhe më gjerë.