Pavard dhe Asllani rikthehen nga huazimet, Interi humben 26 milionë euro, e ardhmja mbetet e hapur

Interi do të duhet të rishikojë planet për dy lojtarë të rëndësishëm që rikthehen nga huazimet, pasi asnjëri prej tyre nuk është blerë përfundimisht nga klubet ku u aktivizuan.

Benjamin Pavard dhe Kristjan Asllani janë kthyer në Milano pas përfundimit të eksperiencave të tyre te Olympique Marseille dhe Beşiktaş, respektivisht, pasi klubet nuk aktivizuan të drejtën e blerjes.

Ky zhvillim i ka kushtuar Interit një humbje potenciale prej rreth 26 milionë eurosh, shumë që klubi nuk e kishte të garantuar plotësisht, por e kishte llogaritur si mundësi në rast të aktivizimit të klauzolave të transferimit.

Pavarësisht kësaj situate, drejtuesit zikaltër nuk planifikojnë t’i mbajnë të dy futbollistët në skuadër për sezonin e ardhshëm. Synimi është gjetja e destinacioneve të reja për ta, ndërsa në ditët në vijim pritet të diskutohen opsionet me agjentët e lojtarëve.

Arsyet për largimet janë të ndryshme për secilin lojtar. Në rastin e Pavard, përveç pagës së lartë, kanë ndikuar edhe disa pakënaqësi të brendshme që kanë tensionuar marrëdhëniet me klubin. Ndërsa për Asllanin, vendimi është kryesisht teknik, pasi paraqitjet e tij në Torino dhe Stamboll nuk kanë bindur plotësisht stafin drejtues.