Kërkesa e opozitës për skandalin 'McGonigal', Logu: GJK u bë kohë që nuk është brenda shinave kushtetuese
Gjykata Kushtetuese ndodhet sërish në qendër të kritikave për vendimet e saj kontradiktore, duke u cilësuar nga ekspertët e ligjit si një institucion që ka dalë jashtë shinave të misionit të saj. Gjatë një analize të thelluar ligjore mbi zhvillimet e fundit, juristi Besart Logu që ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto, në Syri tv, ka ngritur pikëpyetje të forta mbi arsyetimin e gjykatës lidhur me komisionet hetimore të kërkuara nga opozita, veçanërisht për skandalin "McGonigal".
Pavarësisht pretendimeve të institucioneve shqiptare për mungesë indiciesh për të thelluar hetimet, faktet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten tronditëse. Në komunikimin zyrtar të akuzës nga prokuroria amerikane, emri i kryeministrit Edi Rama përmendet plot 12 herë. Tashmë që ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, është shpallur zyrtarisht i fajshëm dhe është dënuar nga drejtësia amerikane, presioni bie drejtpërdrejt mbi institucionet shqiptare të drejtësisë.
Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati Logu, tha se kallëzimi për këtë çështje në Shqipëri është regjistruar si procedim penal që në maj të vitit 2022 dhe prej vitesh ka mbetur në sirtarët e hetimeve paraprake. Nëse fillimisht vonesa e hetimeve mund të justifikohej me pamundësinë procedurale për të marrë fashikullin e plotë para një vendimi përfundimtar në SHBA, situata tashmë ka ndryshuar tërësisht.
Flavio Qarri: Çështja është shumë e thjeshtë, nga njëra anë kemi opozitën që kërkon dy komisione dhe nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese që njërit i duket jo kushtetues, tjetrit i duket plotësisht kushtetues. Mos ndoshta i bëri kërkesat gabim si opozitë?
Besart Logu: Jo, përkundrazi, ky ishte një test, një lakmues për Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese u bë kohë që nuk është në atë linjën, brenda shinave kushtetuese për të cilat ka si mision dhe është ngritur dhe normalisht do të duhej të funksiononte. Për të qenë korrekt në arsyetim, padiskutim që çdo çështje ka ato rrethanat e veta, faktin për të cilin pretendohet. Por, në qoftë se do të fokusoheshim tek çështja McGonigal dhe tek pjesa e njoftimit, sepse do të duhet të presim dhe zbardhjen e arsyetimit që ka përdorur gjykata. Nuk është se ka shumë vend për ndonjë arsyetim ligjor, të paktën me sa ka komunikuar, sepse pretendohet që nuk ka indicie të mjaftueshme që mund të kalojë për shqyrtim kjo çështje. Duhet të them Flavio, të paktën në komunikimin që i ka bërë prokuroria e shtetit, pra ajo amerikane, zotit Charles McGonigal, në komunikim të akuzës përmendet 12 herë emri Edi Rama.
Flavio Qarri: Ok. Për atë që po ndodh në Amerikë.
Besart Logu: Në komunikimin e akuzës që ka kaluar pastaj për gjykim. Është fakt që Charles McGonigal është dënuar, apo jo? Atëherë, nuk e di çfarë faktesh dhe indiciesh të tjera do të donte Gjykata Kushtetuese që të shqyrtonte mundësinë e përfshirjes së kryeministrit të vendit tonë me një person i cili është fakt, domethënë tashmë rezulton i dënuar.
Flavio Qarri: Prokuroria jonë, e lëmë Gjykatën Kushtetuese në një moment dhe parlamentin. Prokuroria jonë, se ju keni bërë një betejë edhe procedurale në prokurori për çështjen McGonigal. Në ç'fazë është të hetimit apo të pranimit apo të dosjes McGonigal?
Besart Logu: Ka qenë në maj besoj të 2022-shit është bërë një kallëzim, është regjistruar si procedim penal dhe teorikisht është në fazën e hetimeve paraprake.
Flavio Qarri: Ende pas katër vitesh.
Besart Logu: Në qoftë se deri në momentin procedurial kur u shqyrtua çështja në shtetin amerikan dhe gjykata atje doli me një vendim përfundimtar. Deri në këtë moment procedurial unë e mirëkuptoj prokurorinë, sepse marrja e fashikullit proceduralisht bëhet paksa e vështirë, për të mos thënë e pamundur, derisa çështja të shqyrtohet në themel dhe të kemi një vendim përfundimtar. Në momentin që kemi një vendim përfundimtar, për më tepër një vendim që shpall të fajshëm McGonigal, atëherë normalisht hetimet do të duhej të ishin thelluar. Minimalisht një veprim procedurial për të thirrur kryeministrin si person, mbase jo si në hetim, se është më vonë si fazë ajo, po të paktën...