Qorri dhe Shehaj tentojnë të marrin protestën e qytetarëve, por fishkëllehen

Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në ditën e dytë të protestës para kryeministrisë për çështjen e Zvërnecit.

Protesta u organizua nga shoqëria civile dhe iniciativa qytetare spontane, ku kërkojnë largimin e Edi Ramës.

Ndërkohë që për të dytën natë me radhë Agron Shehaj, kreu i ‘Mundësisë’ dhe Arlind Qori i ‘Lëvizjes Bashkë’ kanë tentuar t’u marrin protestën qytetarëve, madje të rrëmbejnë edhe megafonin për të folë para tyre, por janë refuzuar masivisht dhe janë fishkëllyer masivisht.