", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/June/01/auto_image_161780336855.webp", "width": 1245, "height": 700 } }

DJ Gimbo rikthen hitin e Rezarta Shkurtës me Selin Bollatin – zbulohet data

DJ Gimbo është gati të sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

Ai ka vendosur të rikthejë në një version të ri hitin “DJ” të Rezarta Shkurtës, këngë e cila u publikua rreth dy dekada më parë dhe që vazhdon të mbetet e njohur për publikun.

Gjatë qëndrimit të tij në BBVA së bashku me Selin, kjo këngë u bë një nga më të dëgjuarat, duke u identifikuar shpesh me dinamikën dhe momentet e çiftit brenda shtëpisë.

Për t’i dhënë jetë këtij rikthimi, është realizuar edhe një videoklip, ku protagoniste shfaqet Selin Bollati, partnerja e Gimbos dhe fituesja e edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania.

Lansimi i projektit është planifikuar për më 5 qershor.

Ndërkohë, DJ Gimbo ka zgjuar kureshtjen e fansave duke publikuar në rrjetet sociale disa sekuenca nga prapaskenat e xhirimeve.

Ky remiks vjen në një periudhë kur interesi i publikut për çiftin vazhdon të jetë i madh, ndërsa fansat presin të dëgjojnë dhe të shohin versionin e plotë të këtij projekti.

View this post on Instagram

A post shared by Gëzim Blakaj (@dj.gimb0)