Thirrje për protestë në Spitalin e Lushnjës, qytetarët ftohen të marrin pjesë më 7 qershor

Një thirrje publike për protestë është shpërndarë në rrjetet sociale nga deputeti i PD, Saimir Korreshi, ku qytetarët e Lushnjës ftohen të marrin pjesë në një tubim që do të zhvillohet në ambientet e Spitalit të Lushnjës më 7 qershor, në orën 10:00.

Ai u bëjnë apel banorëve të qytetit, pavarësisht bindjeve politike, që të bashkohen në protestë për të ngritur shqetësimet që lidhen me gjendjen e shërbimeve shëndetësore dhe infrastrukturën e spitalit.