Ndryshim në krye të QSUT-së, Ikën Anxhela Paparizo, ja kush e zëvendëon

Ka qëndruar më pak se 1 vit Anxhela Paparizo në krye të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Sot u prezantua drejtuesja e re të institucionit, Rudina Degjoni, e cila merr zyrtarisht drejtimin e spitalit më të madh universitar në vend.

Emërimi i Rudina Degjonit vjen pas lirimit nga detyra të ish-Drejtoreshës së Përgjithshme të QSUT-së, Anxhela Paparizo e cila mori detyrën në shtator 2025.

Prezantimi u bë nga ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala. 

Degjoni në 2020 ka pasur postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor.