I ndërroi jetë i ati/ ‘E trishtë për familjen tonë’, Meta: Ceremonia më 2 qershor, në Çepan të Skraparit

Rexhep Metaj, babai i ish-Presidentit Ilir Meta u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.

Ish-Presidenti Meta ka bërë një reagim në Facebook, duke e cilësuar lajmin e ndarjes nga jeta të babait të tij të trishtë.

Në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Meta ka bërë me dije se ceremonia për përcjelljen në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.

Pritjet e ngushëllimit për  babain e ndjerë të Presidentit Meta, do të zhvillohen në datën 3 qershor, nga ora 09:00 - 21:00, në ambientet e Hotel Rogner, Tiranë.

Statusi:

Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës,

Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta.

Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit.