Dhuna në Zvërnec/ Hita: Policia e Vlorës u shfaq jo profesionale dhe e fjetur! Emërohet drejtori i ri

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës.

Ai do të zëvendësojë Elidon Çelën, i cili u shkarkua, pas prodhimit të një njoftimi të gënjeshtërt për protestën në Zvërnec lidhur me tërheqjen zvarrë të aktivistit nga badigardë privatë

Më herët, Edvin Ndreu, mbante postin si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

“Drejtori u shkarkua dy ditë më parë për shkak të dështimit të menaxhimit të tubimit të datës 30 maj në Zvërnec dhe informacionin e pavërtetë që u përcoll publikisht për një qytetar që u mor forcërisht dhe u godit nga rojet e sigurisë private në kantier”, tha drejtori i Policisë së Shtetit, Hitaj.

Policia u shfaq e fjetur dhe jo profesionale, duke mos ndërhyrë në kohë për të parandaluar marrjen me forcë të qytetarit apo duke mos identifikuar në kohë dhe arrestuar punonjësin që goditi qytetarin. “Kam urdhëruar ngritjen e një grupi hetimor për hetim të gjithë zinxhirit komandues.”