Morata dhe Alice Campello i japin një tjetër shans lidhjes së tyre

Álvaro Morata dhe Alice Campello janë sërish bashkë. Sulmuesi spanjoll i Como-s dhe influencerja italiane kanë vendosur t’i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre, pas spekulimeve të shumta në mediet rozë.

Ribashkimi i tyre u bë temë diskutimi pasi çifti u pa së bashku në një koncert të Bad Bunny-t, moment që ndezi menjëherë thashethemet për një rikthim të mundshëm. Dyshimet u forcuan edhe më shumë nga deklaratat e ekspertit të gossip-it, Javier de Hoyos, i cili në rrjetet sociale tha se kishte folur me vetë Moratën.

Sipas tij, sulmuesi kishte konfirmuar shkurtimisht se “po përpiqemi sërish”.

Më pas, edhe vetë protagonistët kanë lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre po kalon një fazë afrimimi, duke falënderuar publikun për mbështetjen.

Kështu, një nga çiftet më të njohura të futbollit dhe showbiz-it duket se ka vendosur të rikthejë historinë e dashurisë, duke i dhënë një tjetër kapitull lidhjes së tyre.