Myrto Uzuni feston 31-vjetorin me Kombëtaren, surprizë nga shokët e skuadrës

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, ka festuar mbrëmë 31-vjetorin e lindjes në një atmosferë të veçantë, i rrethuar nga shokët e tij të ekipit kombëtar.

Festimi u kthye në një surprizë të bukur për beratasin, pasi mbrojtësi Elseid Hysaj iu afrua me një tortë në duar, duke e surprizuar në momentin e fikjes së qirinjve. Në sallën e ngrënies ishin të pranishëm edhe lojtarë të tjerë të Kombëtares, të cilët e uruan me këngën tradicionale të ditëlindjes.

Pas ceremonisë së shkurtër festive, Uzuni mbajti edhe një fjalim përpara bashkëlojtarëve të tij.

“Jam shumë i lumtur që e festoj ditëlindjen time me ju këtu, është kënaqësi të jem këtu. I uroj mirëseardhjen stafit të ri në Kombëtare”, u shpreh sulmuesi beratas.

Një mbrëmje e mbushur me emocione dhe atmosferë pozitive për Kombëtaren shqiptare, që tregoi edhe një herë frymën e bashkimit brenda skuadrës.

Videoja e ditëlindjes