Rashford fiton muskuj para Botërorit në ‘shtëpinë’ e Messit, e ardhmja te Barcelona mbetet e paqartë (fotot)
Marcus Rashford po përgatitet maksimalisht për Kupën e Botës 2026, ndërsa e ardhmja e tij vazhdon të jetë në dyshim. Sulmuesi anglez është parë duke u stërvitur intensivisht në ambientet e Inter Miamit të Lionel Messit, ku ka treguar formë të shkëlqyer fizike.
Sipas medieve spanjolle, situata e Rashfordit te Barcelona nuk është ende e qartë, sidomos pas afrimit të Anthony Gordon nga Newcastle. Megjithatë, anglezi duket i fokusuar plotësisht te Botërori, duke punuar fort për të qenë në formën më të mirë të mundshme.