Kuvendi i PD-së, Dedaj: Do të kemi një opozitë më të fortë dhe plotësisht funksionale përballë qeverisë

Anëtari më i ri i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Everest Dedaj, gjatë një interviste në emisionin Kafe Shqeto në Syri tv, ka zbuluar detaje mbi strategjinë e re që pritet të ndiqet nga opozita. Teksa denoncohet propaganda qeveritare dhe fshehja e realitetit nga mediat e kontrolluara nga pushteti, kompozimi i ri i Këshillit Kombëtar cilësohet si një lëvizje brilante që ndërthur ambicien e të rinjve me ekspertizën e figurave me traditë në politikëbërje.

Sipas raportimeve, rinovimi i partisë nuk ka kuptim pa u ruajtur vlerat dhe kontributet e mëparshme. Ndërthurja e grave, të rinjve, ekspertëve dhe pedagogëve me njerëzit me përvojë të gjatë politike shihet si çelësi për një aksion opozitar të suksesshëm. Ndër të tjera, Dedaj gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri theksoi se është i rëndësishëm debati i brendshëm dhe ballafaqimi i ideve.

Aksioni i ri opozitar theksohet se nuk do të bazohet në përplasjen e propagandës me propagandë. Përkundrazi, fokusi kryesor vihet te zbritja në terren për t'i parë problemet me sytë e vetë qytetarëve. Nga pensionistët dhe studentët, tek qytetarët që u grabitet prona dhe u shkelen të drejtat, qëllimi mbetet përfaqësimi i vërtetë i këtyre shtresave. Kjo qasje konsistonte synon të sjellë një opozitë më të fortë dhe plotësisht funksionale përballë qeverisë.

Flavio Qarri: Kolegu ynë Everest Dedaj është me ne, vjen sot si anëtar sefte i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si mendon se do të jetë kjo fazë e angazhimit tënd qytetar dhe politik?

Everest Dedaj: Shiko Flavio, mirëmëngjes njëherë dhe faleminderit për çdo hapësirë, jo vetëm hapësirë për të shprehur mendime por hapësirë për të ngritur shqetësime dhe për të qenë krah kauzave të cilat janë të rëndësishme përsa i përket një shoqërie po të themi demokratike apo një shoqërie në rrugë e mbarë. Ajo çfarë unë doja të thoja, duke mos u afektuar nga ajo çfarë ju e vendosni çdo ditë si shqetësim, pra një lloj spinimi apo një lloj po themi përpjekje të mediave të kontrolluara nga pushteti për të eklipsuar gjithçka çfarë ndodh pozitivisht në këtë vend. Në fund fare po të bësh një llogari totalisht të ftohtë, ajo çfarë e mban një njeri në politikë dhe e mban një njeri të angazhuar është ambicia në një farë forme, është gara, është ekspertiza dhe nga ana tjetër është edhe vlerësimi i kontributeve. Dhe duke e parë në këtë aspekt, ajo çfarë është e rëndësishme, duke iu bashkangjitur mendimit të Belindit, ndodhi në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Çfarë do të thotë kjo? Ne përpiqemi që gjithmonë të flasim për të rinjtë, të flasim për të rinjtë apo të flasim për rinovimin. Por rinovimi nuk ka kuptim në qoftë se nuk ka një ndërthurje mes ambicies, rinovimit, por nga ana tjetër edhe ruajtjes së vlerave dhe kontributeve në Partinë Demokratike apo një ekspertize më të thelluar. Dhe do të doja të thoja që realisht kompozimi i Kuvendit, në Kuvendin Kombëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është brilant në këtë drejtim. Është brilant në këtë drejtim për faktin se ka të rinj, ka gra, ka ekspertë, ka pedagogë, por nga ana tjetër ruhet thelbi apo ruhet në një farë forme ekspertiza mbi të cilën zhvillohet politika, pra ruhet edhe tradita e Partisë Demokratike në raport me politikëbërjen. Askush nga ne të rinjtë nuk mund të ketë po themi sukses në qoftë se mendimet tona nuk i përball apo nuk i diskuton me njerëz të cilët kanë karrierë politike apo kanë një lloj po themi të shkuare politike të thellë në raport me ngjarjet.

Dhe në këtë drejtim Kuvendi i Partisë Demokratike është brilant. Janë të gjitha proceset të cilat nuk marrin fund me një aktivitet, janë procese të cilat do duhet të zhvillohen dhe do të vazhdojnë të zhvillohen në vazhdim në Partinë Demokratike. Unë mendoj që siç edhe e theksova, është shumë e rëndësishme që të ketë një proces të vazhdueshëm të këtyre vlerave, pra të kombinimit të këtyre vlerave, nga ana tjetër edhe përbashkimit të të gjithë faktorëve për ta bërë një opozitë sa më të fortë dhe sa më funksionale. Kur unë me mikun tim Belind Këlliçi takohemi, diskutojmë dhe për shumë gjëra nuk biem dakord. Por në fund fare ajo çfarë na bashkon apo ajo çfarë na jep si vlerë është fakti se secili prej nesh mund të japë një kontribut përsa i përket këtij vendi në raport me zhvillimin e ngjarjeve. Realisht, për të mos e zgjatur pasi mund ta bëjmë edhe më shumë në formë diskutimi të gjithë bisedën, realisht sot Shqipëria ka nevojë për një politikë konsistente, ka nevojë për një politikë e cila nuk kthehet në, po themi kundërpërgjigje të propagandës qeveritare. Pra një opozitë nuk mund të përgjigjet me propagandë, pra nuk mund të përballet me propagandën e qeverisë, por një opozitë mund ta bëjë shkëlqyer punën e saj duke i parë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve me syrin e tyre. Pra në qoftë se ti nuk i sheh shqetësimet si pensionist, në qoftë se ti nuk i sheh shqetësimet si student, në qoftë se nuk i sheh shqetësimet nëpërmjet atij që i grabitet prona, nëpërmjet atij që i hiqen të drejtat, ti nuk ke sukses. Dhe në këtë drejtim gjykoj që Partia Demokratike është konsistente dhe po vazhdon të bëjë një po themi punë mjaft të shkëlqyer në raport me këtë çështje...