SYRI TV/ Rama transformon raportin e IBAR, shpërfill mbrojtjen e Ballukut: Kemi barazi para ligjit

Kryeministri Rama ka shpërfillur faktin se e shpëtoi Belinda Ballukun nga prangat, përmes refuzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, duke pretenduar se Shqipëria ka arritur të vendosë barazi përpara ligjit. Gjatë podcastit të tij javor Rama ka tjetërsuar tërësisht 32 kushtet e Bashkimit Europian mes të cilave mos-pengimin e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta, duke pretenduar se Shqipëria nën qeverisjen e tij i ka përmbushur të gjitha detyrat.

Syri tv

Kryeministri Rama ka transformuar krejtësisht përmbajtjen e raportit IBAR për Shqipërinë, i cili u miratua pas ndryshimeve thelbësore të bëra nga vendet anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë podcastit të tij javor, Rama shpërfilli sërish faktin se e shpëtoi Belinda Ballukun nga prangat, përmes refuzimit të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit, fakt ky I shtuar në raportin IBAR, duke pretenduar nga ana tjetër se Shqipëria ka arritur të vendosë barazi përpara ligjit.

ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave dhe kjo nuk është një datë në kalendarin e integrimit, por është një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave tejet të vështira e sfiduese, i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por njëkohësisht edhe i domosdoshmërisë për të konsoliduar shtetin ligjor, për të konsoliduar hapësirën e lirive individuale dhe për të konsoliduar atë që është thelbi, përpjekja për barazi përpara ligjit.

Teksa në raport janë vendosur 32 kushte të forta ku kërkohet mes të tjerash pavarësia dhe mos-pengimi I drejtësisë dhe lufta kundër korrupsionit në nivelet e larta, Rama i tjetërson tërësisht këto kushte duke pretenduar se Shqipëria nën qeverisjen e tij I ka përmbushur të gjitha detyrat.

Është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike, dhe sa një arsye për të qenë krenarë, aq edhe një arsye për të ndjerë të gjithë peshën e përgjegjësisë në këtë fazë të fundit.

Rama është ndalur edhe tek prezantimi I kompanisë së re Albanian Digital Solutions,  e cila është konsideruar nga ekspertët dhe opozita si nje mekanizem I ri  qe  synon të përqëndrojë të gjitha fondet në një dore dhe të kontrollojë ccdo tender. Në kulmin e skandalit të AKSHIT, drejtuesit e të cilit janë akuzuar për grup të strukturuar kriminal me qëllim zhvatjen e miliona eurove para publike, Rama paralajmëroi ndarjen e këtij institucioni në 2 pjesë, ku truri I operacioneve tashmë do të jetë shoqëria e re Albanian Digital Solutions

Kemi nevojë të shfrytëzojmë të gjitha kapacitetet e reja të teknologjisë edhe në qeverisje, gjë që, faktikisht, e kemi nisur dhe do ta vazhdojmë me intensitet edhe falë kësaj ndarjeje të AKSHI-t në dy pjesë. AKSHI do të jetë drejtuesi, rregullatori dhe monitoruesi i cilësisë, ndërsa “Albanian Digital Solutions”, ADS-ja, do të jetë praktikisht truri që do të prodhojë në mënyrë të vazhdueshme zgjidhjet e nevojshme dhe, nga ana tjetër, do të garantojë mirëmbajtjen e sistemeve tona.

Shoqëria e re shtetërore Albanian Digital Solutions parashikon dhënien e  parave te buxhetit pa tender dhe pa asnjë kufizim ligjor duke i çuar  tek privatët.