Fituan Champions, bonus për secilin lojtar të PSG-së, ja sa do jetë shuma
Skuadra franceze e Paris Saint Germain mbetet kampionia në fuqi e Champions League.
Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique fitoi për të dytin vit radhazi trofeun e Champions League duke mposhtur këtë të shtunë Arsenalin në finalen e Budapestit një ndeshje e luajtur deri në minutën e fundit ku fituesin e përcaktuan penalltitë.
Sipas mediave botërore lojtarët e PSG priten të vlerësohen me 1 milion euro secili.
Sipas L’Equipe, struktura e bonuseve u negociua nga grupi i katër-anëtarëve që udhëheqin klubin: Markinjos, Hakimi, Dembele dhe Vitinja.
Fitorja kundër Arsenalit është një nga pagesat më të mëdha të bonuseve në historinë e kohëve të fundit.