Milani piketon trajnerin që sapo fitoi trofeun në Europë
Përfaqësues të Milanit do të takohen me Oliver Glasner të martën.
Trajneri që fitoi Ligën e Konferencës me Kristal Palas shfaqet si kandidat kryesor, pasi Andoni Iraola nuk po i konsideron kuqezinjtë si opsionin e parë. Beshiktashi po ashtu e kërkon austriakun.
Arne Slot po ashtu është alternativë. Te Milani tërhiqen nga tregu i trajnerëve të Premier Ligë.
Pronari Kardinale dhe Ibrahimoviç po punojnë për Milanin e ri. Vendimi për të shkarkuar të gjithë drejtuesit dhe trajnerin Alegri, erdhi pas dështimit për t’u rikthyer në Champions.
Milani nuk mund të humbë më tepër kohë për pasuesin e Alegrit. Projekti i ri fillon pikërisht nga stoli dhe Glasner mund të jetë i duhur. Më parë fitonte edhe Ligën e Europës me Frankfurtin.