Trofeu i dytë radhazi në Champions, çudit Mbape pas suksesit të PSG
Kilian Mbape reagonte një vit më parë për PSG-në që fitonte Ligën e Kampioneve. Sulmuesi i madrilenëve uronte ish-klubin e tij për trofeun.
Çudia vjen këtë herë, pasi asgjë nuk është postuar nga Mbape. Dy sezone plot zhgënjim te Reali, duket se ndikuan që Mbape të mos dërgojë një tjetër mesazh urimi.
Nëse për Mbapen ishin vite të mbushura me zhgënjim, plotësisht e kundërta është për PSG-në. Klubi francez ka fituar gjithçka.
Me trajnerin Luis Enrike në krye, PSG është e papërmbajtshme. Dhe pse u larguan liderët e skuadrës si Mbape dhe Donaruma, sukseset tregojnë se ishin vendimet e duhura.