Zyrtare/ PSG-Aston Villa, finalja e Superkupës së Europës 2026
Pas triumfit të Paris Saint-Germain në finalen e UEFA Champions League ndaj Arsenalit, tashmë është përcaktuar edhe finalja e Superkupës së Europës.
Skuadra franceze do të përballet me Aston Villa-n, fituese e UEFA Europa League, në një duel prestigjioz që do të zhvillohet më 12 gusht 2026, në Salzburg të Austrisë.
Aston Villa, e drejtuar nga Unai Emery, siguroi trofeun europian pasi mposhti Freiburgun me rezultatin 3-0 në finalen e Europa League.
Ndeshja për Superkupën e Europës do të nisë në orën 21:00 dhe pritet të jetë një përballje spektakolare mes dy skuadrave që kanë shkëlqyer në arenën europiane gjatë sezonit 2025/26.
PSG do të kërkojë të vazhdojë dominimin kontinental pas fitimit të Champions League për të dytin vit radhazi, ndërsa Aston Villa synon të shtojë një tjetër trofe prestigjioz në historinë e klubit anglez.