Përleshja mes protestuesve dhe dy policive në Vlorë, e pëson drejtori i policisë së…
Ngjarja e ndodhur sot në Zvërnec ku ka patur përplasje mes disa protestuesve dhe rojeve të sigurisë së një kompanie private, e cila ka degraduar në përleshje, ka reaguar policia e shtetit.
Në reagimin e saj policia shprehet ka pezulluar nga detyra drejtorin e policisë Vlorë, ndërsa u bën thirrje qytetarëve se protestuesit duhet t’i drejtohen gjykatës për pretendimet e tyre pasi prona është private.
Reagim i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon ndjesë publike për raportimin e gabuar të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, lidhur me qytetarin, që në fakt nuk është futur me forcë brenda rrethimit të kantierit, sikundër është raportuar.
Në këto rrethana dhe pavarësisht se në të gjithë pjesën tjetër komunikata e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë është korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Besimi i publikut për Policinë e Shtetit është vlera më e rëndësishme dhe cenimi i tij nuk mund të justifikohet në asnjë rast.
Ndërsa lidhur me pretendimet e protestës në fjalë, bëjmë me dije se janë ndjekur me vëmendje dhe territori i rrethuar rezulton pronë tërësisht private, me dokument të rregullt hipotekor, si dhe me autorizimin ligjor për rrethimin.
Prandaj përfitojmë nga rasti që t’u drejtohemi edhe qytetarëve që protestojnë, duke nënvizuar se çdo pretendim mbi një pronë private apo zhvillimin e saj, adresohet në Gjykatë.
Policia e Shtetit ka për detyrë ligjore të mbrojë integritetin e çdo prone private që zotëron dokumentacion të rregullt ligjor.