VIDEO/ Mbyllet pjesa e parë, goli i Havertz mban Arsenalin në epërsi, PSG s'e çan dot 'bunkerin' e 'Topçinjve'
Arsenali ka kaluar në avantazh shumë herët në finalen ndaj Paris Saint-Germain, pas një aksioni të shkëlqyer individual nga Kai Havertz.
Në minutën e 6-të, Havertz bëri një depërtim të fuqishëm brenda zonës dhe lëshoi një goditje të saktë nën traversë, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Matvey Safonov.
Arsenali kalon në epërsi 0-1 dhe nis finalen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke vendosur menjëherë presion mbi parizienët.
Havertz ishte pranë golit të dytë në minutën e tretë shtesë të fraksionit hapës, por ndalet nga mbrojtja në momentin e goditjes.