Tentuan të na rrëzonin, po ripërtërihemi!' Vokshi: Kuvendi i PD-së, moment shumë i rëndësishëm

Deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se Kuvendi i sotëm Kombëtar është shumë i rëndësishëm për partinë.

”Eshtë një kuvend shumë i rëndësishëm, është kuvendi i ripërtëritjes. Pra unë mendoj që mesazhi që jep ky kuvend, vetë slogani i kuvendit tregon momentin e rëndësishëm për Partinë Demokratike. Pra, jo vetëm tentuam të na rrëzonin, u ngritëm dhe tani po ripërtërihemi, po modernizohemi. Pra Partia Demokratike do të jetë, është sot më e bashkuar, është më e fortë dhe sigurisht më e ripërtërirë" tha Vokshi në një intervistë për gazetaren Marsi Korreshi në Syri Tv.