Parashikimi i motit, 30 maj 2026

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të jugut dhe në relievet lindore.

Sipas parashikimeve, vranësirat në jug të vendit do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati verior me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 14 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2 deri në 4 ballë.