NATO mbledhje emergjente pas sulmit me dron në Rumani
NATO ka thirrur një mbledhje emergjente pasi një dron goditi një pallat banimi në Rumani, bëri të ditur presidenti finlandez Alexander Stubb.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, deklaroi se “sjellja e pamatur e Rusisë përbën rrezik për të gjithë ne”.
Ndërkohë, ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, theksoi se: “Ne qëndrojmë pranë aleatit tonë në NATO, Rumanisë. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.”