Skandali/ Shteti nuk rimburson ilaçe për të sëmurët me kancer, por do të rimbursojë ata që ndryshojnë gjininë
Në vijim të aksionit për shpopullimin e vendit është edhe urdhri për rimbursimin e terapisë hormonale për të cilën qeveria ka ndarë udhëzimet përkatëse. Skandali nuk ndalet vetem ne implementimin e një terapie te tillë e cila përfshin konsultat me mjekë dhe caktimin e një kure të përshtatshme sipas moshës dhe gjendjes së personave transgjinorë, në mënyrë që të ketë sa më pak efekte anësore. Ky është shkatërrim i familjes, vlerësohet nga ekspertë të shumtë.
Terapia hormonale që do të ofrohet për herë të parë në QSUT për transgjinorët, sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë të 28 prillit, do të përfshijë konsultat me mjekë dhe caktimin e një kure të përshtatshme sipas moshës dhe gjendjes së personave transgjinorë, në mënyrë që të ketë sa më pak efekte anësore. Burime për Report Tv bëjnë me dije se terapia hormonale, do të merret në rrjetin farmaceutik, ndërsa të njëjtat burime thonë se më vonë, do të shihet edhe mundësia, që hormonet, pjesë të këtyre trajtimeve, të futen në listën e rimbursueshme.
Urdhri përcakton kriteret mjekësore, procedurat klinike dhe monitorimin për terapinë hormonale, e cila do të ofrohet në QSUT dhe do të mbulohet nga fondet publike. Trajtimi do të jetë i aksesueshëm për burrat transgjinorë që kalojnë nga vajzë në burrë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore që kalojnë nga burrë në grua përmes estrogjenit dhe anti-androgjenëve.
Si rregull, terapia mund të nisë nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta, dhe vetëm me vlerësim të specializuar, mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç. Kjo, në kushtet kur vlerësohet nga mjekët dhe ka miratimin e familjes.