", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/29/auto_paris-saint-germain-v-fc-internazionale-milano-uefa-champions-league-final-2025-1-3-scaled1780047082.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

PSG publikon listën për finalen e Championsit, Luis Enrique surprizon me dy talentë 18-vjeçarë

Paris Saint-Germain ka publikuar listën zyrtare të lojtarëve të grumbulluar për finalen e madhe të UEFA Champions League ndaj Arsenalit, që do të zhvillohet më 30 maj në Budapest, në stadiumin “Puskás Arena”.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique vjen në këtë finale si kampione në fuqi e Europës, pas triumfit spektakolar 5-0 ndaj Interit në finalen e sezonit të kaluar, dhe synon të mbrojë trofeun në një tjetër përballje të madhe.

Spanjolli ka vendosur të përfshijë në listë edhe dy 18-vjeçarë, Mbaye dhe Dro Fernandez, duke treguar besimin te e ardhmja e klubit edhe në një ndeshje kaq të rëndësishme. Në skuadër nuk mungojnë emrat kryesorë si Khvicha Kvaratskhelia, Ousmane Dembélé dhe Gonçalo Ramos, të cilët pritet të formojnë boshtin ofensiv të PSG-së.

Mesfusha mbetet gjithashtu e fortë me lojtarë si Fabian Ruiz, Vitinha dhe João Neves, ndërsa në mbrojtje janë të grumbulluar emra si Marquinhos, Hakimi dhe Nuno Mendes.

Lista e plotë e PSG-së për finalen:

Portierë: Chevalier, Safonov, Renato Marin

Mbrojtës: Hakimi, Beraldo, Marquinhos, Zabarnyi, L. Hernandez, Nuno Mendes, Pacho

Mesfushorë: Fabian Ruiz, Vitinha, Lee Kang-In, Mayulu, Zaire-Emery, Ndjantou, Joao Neves

Sulmues: Kvaratskhelia, G. Ramos, Dembélé, Doué, Dro Fernandez, Barcola, Mbaye