Miku i Ramës, Benet Beci, vijon talljen me drejtësinë: Nuk shkon në…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, njëkohësisht edhe mik i kryeministrit Edi Rama, ka munguar sërish në gjyqin ndaj tij për shkelke të barazisë në tendera, duke u bërë një nga zyrtarët e pandehur, që pasi do refuzonte disa herë fletëthirrjet e SPAK për tu pyetur me pretendime të ndryshme, nuk është paraqitur në asnjë seancë gjyqësore.
Edhe prokurori Dritan Prençi mungoi sot në gjyq, pasi ndodhet në gjykatën e Apelit në një gjykim tjetër.
Mungoi në gjyq edhe avokati i Becit Ervin Metalla, i cili ka dorëzuar raport mjekësor për 21 ditë.
Seanca shtyhet me datë 9 ora 12:30.