PSG ‘trondit’ Barcelonën, ofertë monstruoze për Julían Álvarez-in para finales së Championsit
Paris Saint-Germain ka ndezur merkaton verore me një ofertë të jashtëzakonshme për Julían Álvarez-in. Sipas raportimeve të fundit, klubi francez i ka paraqitur Atletico Madridit një propozim prej 120 milionë eurosh plus dy lojtarë për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Lëvizja e PSG-së vjen vetëm pak ditë përpara finales së Champions League ndaj Arsenalit në Budapest, duke treguar ambiciet e mëdha të klubit parisien për sezonin e ardhshëm.
Sipas gazetarit Iñaki Villalón De Linos, kampionët francezë i kanë ofruar Álvarez-it edhe një pagë marramendëse prej 22 milionë eurosh neto në sezon, e njëjtë me atë që përfiton aktualisht Ousmane Dembélé.
Në marrëveshjen e propozuar përfshihen edhe Kang-in Lee dhe Gonçalo Ramos. Drejtori sportiv i Atleticos, Mateu Alemany, thuhet se i vlerëson shumë të dy lojtarët, çka mund të favorizojë negociatat mes klubeve.
Për sulmuesin argjentinas interesohet edhe Barcelona, por katalanasit duket se nuk mund të konkurrojnë financiarisht me ofertën gjigante të PSG-së.
Julían Álvarez mbetet një nga emrat më të nxehtë të merkatos verore dhe e ardhmja e tij pritet të jetë një nga temat më të diskutuara të javëve të ardhshme.