Spurs reagojnë fuqishëm, finalisti i Perëndimit do të përcaktohet në duelin vendimtar

San Antonio Spurs arritën një fitore të rëndësishme në parketin e tyre, duke mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultatin bindës 118-91 dhe duke barazuar në 3-3 serinë finale të Konferencës së Perëndimit në NBA.

Skuadra teksane zhvilloi një paraqitje dominuese nga fillimi deri në fund, duke mos u lënë hapësira kampionëve në fuqi. Spurs u mbështetën shumë te kontributi i lojtarëve nga stoli, të cilët realizuan plot 46 pikë dhe bënë diferencën në këtë sfidë vendimtare.

Protagonisti kryesor për vendasit ishte Victor Wembanyama, që e mbylli takimin me 28 pikë dhe 10 rebound, duke udhëhequr ekipin drejt suksesit. Në anën tjetër, Oklahoma nuk arriti të gjente ritmin e duhur dhe vuajti mungesën e një lideri në parket, sidomos në lojën poshtë koshit.

Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe finale, e cila do të zhvillohet pas dy ditësh në fushën e Oklahoma-s.

Finalet e Konferencave:

Konferenca e Lindjes

New York Knicks – Cleveland Cavaliers 4-0

Konferenca e Perëndimit

Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs 91-118 (3-3)