Do luajë në Premier League, vlera e Anis Mehmetit shtohet edhe 1 milion euro

Anis Mehmeti vlerësohet tashmë 15 milionë euro në tregun e “transfermarkt”.

Për vetë futbollistin është një rekord i ri, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Premier Ligë.

Vlera e mëparshme e Mehmetit ishte 14 milionë euro. Kjo rritje vjen pas suksesit të Ipsuiç.

Në klubin anglez është futbollisti i pestë me vlerën më të lartë. Sa i përket Kombëtares shqiptare mban vendin e parë.

25-vjeçari u ftua nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e qershorit.

Pasi luajti në pjesën e dytë përballë Ukrainës në mars, gjatë muajit të ardhshëm pritet të marrë të tjera minuta.