Konflikt për ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros, pronarët e ‘Arena Center’ dhunojnë…
Nga Elton Qyno
Idajet Ismailaj dhe Florid Ismailaj, dy biznesmenët e njohur të kompanisë “Albstar” dhe “Arena Center”, janë përfshirë në një ngjarje të rëndë, duke goditur ortakun tjetër të kompanisë, shtetasin, Sokol Agalliu.
Agalliu është rrahur nga babë e bir dhe prej mesditës së sotme ka shkuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se mes aksionerëve ka lindur një debat që më pas ka vijuar me përplasje fizike, ku babë e bir kanë rrahur aksionerin tjetër të kompanisë, Sokol Agalliu.
Sherri mësohet se ka ndodhur për vjedhjen e 500 milion lekë të vjetra nga arka e kompanisë dhe tjetërsimin e 750 m2 tokë tek “Manastiri Resort”.
Agalliu ka pretenduar dhe akuzuar dy personat gjatë mbledhjes së Asamblesë së Ortakëve të Shoqërisë “Finman”, që zotërohet nga shoqeritë “Albstar shpk”, “Manastiri Resort shpk”, “Arena Center shpk”, dhe shumë shoqëri te tjera.
Në orën 11:00 ortaku maxhoritar Idajet Ismailaj se bashku me djalin e tij Florid Ismailaj dhe bodigardët e tyre, kanë goditur me grushta dhe sende te forta si dhe kanë kërcenuar me jetë djalin e ortakes tjetër të shoqërisë Sokol Agalliu.
Shkak është bërë pasi ky i fundit ka zbuluar dhe i ka akuzuar ata për vjedhjen e 500 milion lekëve të vjetra nga arka e kompanisë dhe vjedhjen e 750 m2 tek kompania “Manastiri Resort”.
Aktualisht Sokol Agalliu ndodhet ne urgjencen e spitalit “Salus” në gjëndje të rëndë për shkak të goditjeve në kokë dhe po bën skaner dhe analiza të tjera mjekësore.
Foto: Sokol Agalliu në spital