Tyson Fury rikthehet në ring më 1 gusht

Tyson Fury ka njoftuar se dueli i tij i radhës do të zhvillohet të shtunën, më 1 gusht, në Dublin të Irlandës.

Kjo do të jetë sfida përgatitore e ish-kampionit të botës në peshën e rëndë në prag të duelit të madh me patriotin e tij Anthony Joshua.

Emri i rivalit të Fury ende nuk është shpallur, por më shumë gjasa do të mësohet ditët në vijim.

Ndërkohë që, edhe Anthony Joshua do të duelojë një javë më herët.

Ai do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga në Riad, më 25 korrik.

Sfida e Furyt, dy herë kampion bote në peshën e rëndë, pritet të jetë eventi kryesor i mbrëmjes së 1 gushtit në Dublin, ku në ring do të ngjitet edhe boksieri vendës Pierce O’Leary kundër Mark Chamberlain.

Fury postoi një video në Instagram, ku e tregonte atë përsëri në stërvitje në Tajlandë:

“Le të shkojmë më 1 gusht, Dublin, Irlandë”.

Sfida e fundit e Fury ishte një fitore ndaj rusit Arslanbek Makhmudov në stadiumin Tottenham, më 11 prill.