Mirlinda Karçanaj paraqitet në Apelin e GJKKO-së, shoqërohet nga avokatja e saj

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur këtë të enjte në Apelin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e shoqëruar nga avokatja e saj.

Karçanaj ka hyrë në ambientet e Apelit rreth orës 12:22. Raportohet nga gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj, se Karçanaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimin e Shkallës së Parë, të marrë me kërkesë të SPAK, për sekuestrimin e disa pasurive dhe sendeve.

Kujtojmë se Karçanaj është në mesin e 8 të pandehurve për skandalin me tenderat e AKSHI-t, të cilët akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedurat tenderuese, favorizuar kompani dhe ushtruar presion ndaj operatorëve konkurrues.