", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/28/auto_ipiccy_image-1-8-2048x15451779961259.jpg", "width": 900, "height": 679 } }

VIDEO/ Sulm me thikë në një stacion treni në Zvicër, plagosen disa persona - Pamje nga vendngjarja

Një sulm me thikë është regjistruar këtë të enjte në Zvicër. Mësohet se nga ky sulm kanë mbetur të plagosur disa persona. Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në qytetin Winterthur.

Motivi i sulmit mbetet i panjohur, por raportohet se sulmuesi u dëgjua duke bërtitur: “Allahu Ekber”. Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi pak para orës 08:30 të mëngjesit të së enjtes.



Sipas gazetës 20 Minuten, në kohën e sulmit, një grup nxënësish po kalonin pranë stacionit, ndërsa mësuesi i tyre dyshohet se qëndroi përpara fëmijëve për t’i mbrojtur ata.

Forca të forta policie dhe shpëtimi nxituan në vendngjarje, ndërsa zona përreth stacionit mbetet e rrethuar nga policia. Deri më tani, nuk janë dhënë informacione të mëtejshme mbi gjendjen e të plagosurve apo identitetin e autorit.