Aksidenti ku vdiq një fëmijë në Mengël të Elbasanit, gjykata lë në burg regjisorin Petri Bozo

Është zhvilluar mëngjesin e kësaj të enjtëje seanca gjyqësore për masën e sigurisë për shtetasin 61 - vjeçar të identifikuar si Petri Bozo, i cili tre ditë më parë në orën 8:00 të mëngjesit aksidentoi për vdekje 7 -vjeçarin Algit Samurri në aksin nacional Elbasan - Librazhd pranë fshatit Mengel.

Prokuror i kësaj çështje ishte Adnan Hoxha ndërsa gjyqtare Suela Lika. Në përfundim të seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura u dha masa  “arrest me burg”.

Sipas hetimeve , i mituri ishte duke kaluar rrugën duke u kthyer nga shkolla 9 -vjeçare e zonës bashkë me të ëmën , kur u përplas nga automjeti që drejtohej nga Bozo, duke humbur jetën në vend.

Ngjarja e rëndë ka shkaktuar reagim të fortë në opinionin publik dhe ka rikthyer shqetësimin për sigurinë rrugore pranë shkollave.

Ndërkohë mësohet se avokatët mbrojtës të Petri Bozos kanë kundërshtuar masën, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.