Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, Apeli i Posaçëm ndyshon masën e sigurisë! Lë në arrest shtëpie Bujar Abedinin
Apeli i Posaçëm këtë enjte ka marrë vendimin dhe ka liruar nga qelia Bujar Abedinin, pjesë e grupit kriminal të Laert Haxhiut.
Vendimi u dha nga gjyqtare Ilirjana Olldashi, e cila zëvëndësoi masën e sigurimit “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.
Abedini po gjykohet aktualisht në GJKKO për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”, lidhur me episodin e vrasjes së Çajup Selimi.