Sokol Sadushi, sot, në provën e parë për lirimin e Veliajt
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot rekursin e kryebashkiakut Erion Veliaj për masën e sigurisë.
Rekursi i Veliajt ishte depozituar më 6 maj, vetëm 2 ditë pas vendimit të marrë nga Kolegjet e Bashkuara të GJL, ku u ndryshuar pjesërisht praktika për masën e arrestit, gjë që është komentuar si lëvizje e qëllimtë e Sokol Sadushit për ndryshimin e masës ndaj tij.
“Kërkohet zëvendësimin e masës se sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit te Procedurës Penale, me një masë sigurimi më të bute si “Garanci pasurore” parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale ose “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit te Procedurës Penale”, thuhej në kërkesën e Veliajt.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025. Ndërkohë, SPAK ka dërguar dosjen për gjykim pesë muaj më parë, duke ngritur ndaj tij 13 akuza, mes tyre korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.