Ndriçim Mehmeti: Po ikin pedagogë, po ikin dekanë, edhe në Tiranë ka klasa kolektive
Eksperti i arsimit Ndriçim Memheti evidentoi një realitetin e përditshëm në Shqipëri, atë të krizës së thellë të shpopullimit dhe të besimit. Pavarësisht hartimit të ligjeve të cilat në letër duken premtuese, moszbatimi i tyre në praktikë ka krijuar një hendek të madh mes asaj që raportohet dhe asaj që përjetohet nga qytetarët.
I ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ eksperti thotë se vala e re e emigrimit nuk ngjason me ato të së shkuarës. Sot vendi po braktiset nga figura të larta akademike si pedagogë, dekanë dhe zëvendësrektorë. Shkaku kryesor i këtij fenomeni është rënia drastike e cilësisë së jetës, e cila lidhet drejtpërdrejt me arsimin, shëndetësinë dhe mbi të gjitha, sigurinë publike. Ngjarjet e përditshme ku qytetarët rrezikojnë jetën nga shoferë të papërgjegjshëm ose nën efektin e alkoolit, të cilët shpesh i shpëtojnë dënimeve të rrepta si heqja e përjetshme e patentës, kanë vrarë shpresën për një mjedis të sigurt. Kjo pasiguri po jep efekte shkatërruese edhe në sistemin arsimor, ku klasat kolektive nuk janë më vetëm një fenomen i zonave të thella, por kanë mbërritur deri në kryeqytet. Qytete me potencial të madh agroturistik si Kukësi apo Dibra po përballen me një migrim masiv të familjeve dhe mbyllje të shkollave në fshatra. Gjithashtu, goditjen më të rëndë raportohet ta ketë marrë Korça, qyteti që njihet si djepi i arsimit shqiptar. Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë këtij viti, në Korçë janë mbyllur 24 shkolla. Kjo tkurrje e frikshme demografike ka nisur të japë pasoja të forta edhe në përfaqësimin politik, ku brenda pak viteve qarku i Korçës ka humbur dy mandate deputetësh, duke sinjalizuar një braktisje që kërkon ndërhyrje emergjente.
"Me ato çfarë dëgjoj lumi unë, me ato çfarë shoh mjerë unë.
Tani pse po shpërngulemi kështu dhe po e lëmë çdo gjë? Po ikin pedagogë, po ikin dekanë, po ikin zëvendësrektorë. Dhe cila është arsyeja? S'ke cilësi jete. Çfarë është cilësia e jetës? Arsim, shëndetësi, siguri. Ti e nxjerr fëmijën për në shkollë, vjen e ta vret ai tjetri. Kalon në rrugën time thotë, s'është rruga jote. Ta vret ai tjetri se ishte i dehur. Dhe ai del me shishe birre e me krikëll birre se s'ka njeri t'i thotë o zotëri ku vete. Hajde këtu. Ka në vende të botës që s'ta japin për tërë jetën patentën, ik me shofer thotë.
. Tani vijmë këtu tek arsimi. Pse ikim ne? Sepse janë katandisur në këto klasat kolektive, dhe këto I kemi edhe në Tiranë. Kukësi është një vend i mrekullueshëm po të duash ti për të bërë agroturizëm. Është i vetmi vend që ka atë që quhet vija e kuqe. Flasim në Korçë. Është e pafalshme, vendi që ne e mbajmë si simbol për hapjen e shkollës, ka humbur vetëm këtë vit 24 shkolla. Kam bërë një debat që ishte gjysmë arsimor dhe politik: 'O zotërinj, a ju ka bërë përshtypje nga 2017-a në 2021-shin nga 12 deputetë ka kaluar në 10 deputetë?' tha Mehmeti në 'Kafe Shqeto' .