FOTO/ Zjarr në ambientet e Policisë së Tiranës
Një zjarr ka rënë në ambientet e Policisë së Tiranës.
Zjarri ka rënë në pjesën e pasme të drejtorisë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe autoambulancat.
Sipas informacioneve vatra e zjarrit ka nisur në katin e poshtëm të godinës. Flakët kanë filluar fillimisht në dysheme, ku janë djegur disa kabuj elektrikë.
Ka qenë reagimi i vetë punonjësve të policisë ai që ka parandaluar përhapjen e flakëve, pasi efektivët kanë ndërhyrë menjëherë duke e fikur zjarrin me fikëset e dorës që ndodheshin në institucion.
Nga ekspertiza paraprake, dyshohet se shkak për këtë incident ka qenë një mbingarkesë në rrjetin elektrik. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se shkak ka qenë mbinxehja e servera.
Pritet që policia të dalë me deklaratë zyrtare.